Kategoria Superiore

Gega: E merituam fitoren, Hila ka nxjerrë shpatullën dhe do mungojë …

Intervista e trajnerit të Partizanit Skënder Gega, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, menjëherë pas ndeshjes që të kuqtë e fituan me rezultatin minimal 0-1 në Korçë.

Një ndeshje, por edhe fitore e vështirë sot…
Ishte një ndeshje e vështirë, por besoj se e merituam fitoren dhe madje mund ta mbyllnim edhe më herët takimin. Për mënyrën se si rrodhi loja, duhet të pranoj se jam i kënaqur jo vetëm me fitoren, por edhe me atë që dha skuadra.

Jeni i kënaqur me risitë që sollët dhe performancën e skuadrës?
Jam i kënaqur dhe i bindur për zgjedhjet e mia, pavarësisht se jo të gjithë janë dakord me to. Rexhepi bëri shumë mirë, ashtu si edhe Atanda, ndaj më vjen mirë që doli gjithçka me sukses.

Sa i kënaqur jeni nga paraqitja e Rexhepit?
Është një lojtar për të cilin kam këmbëngulur dhe besoj se bëri një ndeshje mjaft të mirë. Nuk mund t’i vë notën që sot, pasi kemi një rrugë të gjatë përpara, si ne, ashtu edhe Rexhepi. Por besoj se kemi të bëjmë me një mbrojtës me vlera.

Atanda ishte një zgjidhje vetëm për sot, apo do ta shohim shpesh gjatë sezonit?
Telushi nuk ka qenë në maksimumin e tij sot dhe ka sakrifikuar sot për të qenë në fushë, ndaj edhe zgjodhëm edhe Atandën. Megjithatë, mendoj se ai mund të bëjë mjaft mirë në atë rol dhe bashkë me Hilën, të na japin mundësi zgjidhjeje. Tani do të punojmë për ndeshjen e radhës.

Si është gjendja e Hilës në këto momente?
Hila ka nxjerrë shpatullën për fat të keq dhe sipas mjekëve, do të mungojë për të paktën një muaj. Megjithatë uroj më të mirën për të dhe të na rikthehet sa më shpejt.

A mendoni se e nxorët Skënderbeun jashtë gare për titull sot?
Ne nuk nxjerrim asnjë skuadër nga pretendimet për titull. Kampionati është ende i gjatë dhe ne duhet të përqendrohemi vetëm në punën tonë.

A mendoni se ju duhet një sulmues që të shënojë dhe t’ju zgjidhë më shpejt ndeshjet?
Unë kam 4 sulmues në dispozicion dhe besoj se jemi të kompletuar, por përforcimet janë gjithmonë të mirëpritura. Nuk e dimë çfarë na rezervojnë ditët e fundit të merkatos, por do preferoja një lojtar që përshtatet mirë me skuadrën.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency