Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gega: Ekipi u demoralizua, mua më intereson loja e ndershme deri në fund

Për trajnerin e Skënderbeut, Skënder Gegën, disfatat e rëndë me rezultatin 0-4, ndaj Tiranës ishte e dhimbshme dhe shprehu keqardhje.

Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se tashmë qëllimi i tij është që të bëjë lojë të ndershme deri në fund të kampionatit, ndërsa thekson se ekipi i tij u ndikua shumë edhe nga ecuria e kundërshtarëve

Humbja ndaj Tiranës, mungesat?Më vjen keq për humbjen, e dinim që do luanim me ekipin kryesues, nuk po hyj te financat. Erdha për të bërë atë që unë di të bëj, u munduam të merrnim më të mirën, por ndoshta u hapëm më shumë seç duhet. Më vjen keq sepse nuk mund t’i bëjë analizën se ku gabuam, por kaq ishin forcat.”

24 pikë në lojë, a ka shpresë?Unë mendoj se duhet të marrim maksimumin, ndoshta paragjykimet se Tirana do e zbuste marshin ndikoi. Në Korçë dua të dal me kokën lart. Ndjej keqardhje, për pjesën që mua me takon e marr përgjegjësinë.”

Situata që priste ishte kjo apo e ka gjetur më keq dhe planet për të ardhmen? “U njoha me ekipin dhe ideja ishte që të shpëtonim. Por në momentin që erdha unë rivalët bën hapa pozitiv, pasi kanë marrë maksimumin dhe kjo e rëndoi ekipin dhe shpresat. Të ardhmen e Skënderbeut unë nuk e di, por fola me ekipin dhe duhet të luajnë si profesionistë, kjo është ajo që duhet të lëmë mbrapa. Na duhet dhe është normale që të luajmë deri në fund ndershmërisht dhe të mos shohim hallet e të tjerëve, pasi deri më tani nuk i pa njeri hallet e Skënderbeut. Megjithatë do jem trajneri i Skënderbeut dhe do mundohem t’i jap këtij qyteti atë që di unë.”

Vazhdimësia?Problemi është që ne jemi vend i vogël dhe njihemi të gjithë dhe nuk më takon mua tani të mendoj për hallet e të tjerëve për kupën apo kampionatin apo Europën, mua tashmë më intereson Skënderbeu dhe ky qytet.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...