Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gega: Fusha skandaloze, por mora sinjale pozitive, merkato…

Trajneri i Partizanit Skënder Gega e ka vlerësuar në këtë mënyrë paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën ndaj Kastriotit ndërkohë që ka theksuar se kushtet e fushës ishin skandaloze dhe penalizuan jo pak të kuqtë.

“Është ndeshje që normalisht ka problemet e veta. Fusha ishte jashtë çdo norme për të dy ekipet. Për fat të mirë çunat e kanë marrë seriozisht ndeshjen. ”

Po nëse vini për kampionat këtu dhe janë të tilla kushte?

“Do të bëjmë atë që bëjnë të gjithë. Ne i kemi pranuar këto kushte. Shpresoj që të rregullohen kushtet.”

Sinjale pozitive nga Hebaj dhe Rexhepi, je i kënaqur?

“Është ëndeshje kupe dhe mendova se një pjesë nuk e ka marrë minutazhin që duhet, kështu që vendosa të aktivizohen.”

Merkato mbetet e hapur…

“Klubi po punon, është pjesa e rëndësishme e merkatos. Do të shikojmë se çfarë do të ndodh.”

Sa i kënaqur je me rinovimin?

“Kur kam ardhur nuk kam premtuar se do të jem afatgjatë. Jam i kënaqur dhe i lumtur. I jam mirënjohës klubit, lojtarëve dhe presidentit.”

Filloi Partizani të besoj te titulli?

“Është punë e përbashkët, të gjithë besojmë te njëri-tjetri. Grupi po plotësohet, janë në gjëndje optimale.”

E shikoni skuadrën gati për ndeshjen e së premtes?

“Faza përgatitore ishte e mirë. E respektojmë Skënderbeun”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...