Trajner i Kukësit Skënder Gega u kthye këtë të mërkurë në Tiranë, pasi mori mjekim të specializuar për Koronavirusi në Turqi për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Pas plot 21 ditësh, trajneri i Kukësi e fiton këtë betejë të rëndësishme të jetës së tij.
“Ishte një ëndërr e keqe, unë dhe ime shoqe e kaluam në gjendje të rëndë. Diçka u bë sebep, ishte momenti i duhur për t’u larguar. Atje bënë punë kolosale. Jam me fat dhe uroj që çdo njeri ta kalojë këtë virus. Duhet të bëjmë shumë kujdes sepse përfundimisht nuk është shaka.”
Gega është gati për t’iu kthyer punës, pavarësisht se do të vazhdojnë të marrë mjekimin e duhur derisa ta marrë veten plotësisht.
“Jam në gjendje shumë të mirë, ndryshimi ka qenë drastik, kuptohet pozitiv. Po ashtu edhe terapia që kam bërë mjeku, i pa të gjitha. Besoj se do të vazhdon punën normalisht. Me kujdes kam marrë mjekimet e duhura dhe jam në kontakt me mjekët. E keqja iku dhe çdo gjë tani e shoh me optimizëm.”
