Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gega: Kësaj ndeshjeje s’mund t’i bësh analizë, penalltia vendosi…

Skënder Gega, trajner i Partizanit, këtë herë nuk iu shmang dot akuzave ndaj gjyqtarëve, që sipas tij me 11-metërshin e dhënë për Laçin dhe jo vetëm e “vranë” futbollin.

“Ndeshjen e parë e thashë që nuk merrem me arbitrat. Nuk e them fjalën e fundit në fillim, por më vjen keq. Sot penalltia vendosi shumë. Tani gjithçka ka mbaruar. Me atë penallti, nuk ka më futboll. Zëre se nuk ekziston kjo ndeshje. Do vazhdojmë me 8 pikë larg kundërshtarëve. Nuk besoj se kishte ndeshje më të vështirë se kjo. Do ta shohim me kujdes ku ka gabuar secili prej nesh.”

Humbje demoralizuese? Ekipi nuk u demoralizua, por u bë e vështirë. Ju, në studio, e shihni sa është luajtur futboll. Kur nga 90 minuta luhet gjysmë për gjysmë… Sot nuk është koha për të bërë analizë teknike. Gjatë gjithë javës kemi punuar dhe kemi qenë me këmbë në tokë. Nuk ka lidhje me ndalesën e Kukësit. Edhe ne nuk jemi të pagabueshëm, bëjmë gabime si çdo ekip. Por niveli i vështirësisë është i madh. Kemi gjuajtur disa herë, por jashtë kuadratit. Në kuadrat, vetëm një gjuajtje. E thashë, ishte ndeshje e vështirë.

Sulmi i parrezikshëm: Arsyeja pse nuk luajmë futboll, është ajo që ju e patë. Goditjet standarde janë elementë që duhen ekzekutuar mirë, por që të për fat të keq nuk i bëmë mirë. Është diçka tjetër, që nuk shkoi siç duhet. Kjo është Shqipëria, ky është futbolli. E thashë, kjo ndeshje nuk vendos kampionatin, por nuk humb as kampionatin. Nuk mendoj se sot vritej kampionati. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Mirë do të ishte të fitonim, por ky është futbolli. Gjithsesi nuk mund të dorëzohemi. Kemi ardhur me meritë dhe puna jonë nuk mbaron këtu.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...