Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gega kompleton stafin te Kukësi/ Rikthimi dhe emërime, trajneri ka një “peng”

Te Kukësi po përgatiten për sezonin e ri me verilindorët që do të kërkojnë të rikthehen pretendentë për kampionatin, pas një edicioni zhgënyes në të cilin nuk mundën të preknin as Kupat e Europës. Kështu, krahas merkatos për të përforcuar organikën e futbollistëve në klubin verilindor ka pasur lëvizje edhe në drejtim teksa skuadra i është besuar trajnerit Skënder Gega.

Tekniku tropojan së fundmi ka kompletuar edhe stafin e ri teknik të Kukësit teksa është rikthyer përgatitësi i portierëve, Florian Ristani me të cilin Gega ka punuar te Partizani. Nga ana tjetër, në stafin e ri teknik të Kukësit ka vend edhe për video-analist, rol që do të mbulohet nga Edon Beliu, ndërsa rolin e përgatitësit atletik do ta mbulojë Oriand Abazaj ndërsa te verilindorët më parë në këtë detyrë kishin Iris Selimin. Për këtë të fundit, Gega është shprehur se do të donte ta kishte pjesë të stafit, ndërsa bie në sy se tre të afruarit vijnë pas eksperiencës së vitit të kaluar te Dinamo.

Njoftimi i Kukësit: 

Trajneri Skënder Gega ka plotësuar stafin teknik që do të jenë pjesë e ekipit për sezonin 2022-2023. Asistent i trajnerit Gega, do të jetë Pero Pejiç, rol të cilin ish-sulmuesi e ka mbajtur edhe sezonin e fundit.
Florian Ristani rikthehet në ekip si trajner i portierëve, punë të cilën e ka kryer edhe 2 sezone më parë, ndërkohë që vitin e fundit ishte pjesë e Dinamos. Ristani ishte pjesë e stafit të Gegës edhe te Partizani, në periudhën që kryeqytetasit fituan titullin kampion.
Oriand Abazaj do të ketë rolin e përgatitësit atletik. Abazaj vjen te Kukësi pas aventurës me klubin e Dinamos, teksa sezonet e fundit, detyrën e ka nënshtruar Iris Selimi. Pas bisedimeve mes klubit dhe Selimit, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit dhe Abazajt i besohet detyra e re.
Stafit teknik i shtohet edhe video-analisti i cili do të jetë Edon Beliu. Beliu është aktualisht pjesë e ekipit kombëtar dhe sezonin e fundit ishte pjesë e Dinamos. Klubi i Kukësit i uron suksese stafit të ri teknik dhe punë të mbarë.
Në një prononcim, trajneri Gega ka komentuar edhe zgjedhjet e stafit të ri teknik si edhe largimin e ish-përgatitësit Iris Selimi.
“Ta nis nga Irisi. Unë e doja ta kisha në skuadër, e kam pasur që në vitin 2010 te Kombëtarja U-21, më pas vijoi me karrierën e tij si përgatitës atletik në skuadra të tjera. E kam pasur edhe te Kukësi një vit më parë dhe është një nga më të mirët në vendin tonë. E doja në krah, por pas diskutimeve me klubin, ai nuk arriti marrëveshjen. Ndaj, përgatitës atletik mora Oriand Abazajn, ndërsa trajner portierësh Florian Ristanin, me të cilin kam punuar edhe më herët. Normalisht edhe Pero Pejiç, siç e dini do të jetë pjesë e klubit dhe stafit”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...