Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Gega: Kualifikim i merituar, por mund të përmirësohemi ende… Presim të tjera përforcime

Skënder Gega e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në pankinën e Kukësit, pasi në ndeshjen debutuese arriti të udhëheqë skuadrën drejt kualifikimit për në turin e dytë eliminator të Europa Leagues.

Verilindorët triumfuan 2-1 ndaj një rivali shumë të fortë dhe me histori, si bullgarët e Slavias së Sofias, ndërsa në fund të ndeshjes Gega nuk e fshehu kënaqësinë për kualifikimin, por pranoi se skuadra ka ende shumë punë për të bërë.

Një kualifikim i mundimshëm, por plotësisht i merituar…
Kemi probleme ende, edhe pse mund të shkonim edhe në 3-1. E rëndësishme ishte ta kalonim këtë ndeshje për të gjithë grupin dhe për të gjithë tifozët. Më vjen mirë që të gjithë skuadrat shqiptare vijojnë aventurën në Europë, ndonëse ndjej keqardhje për Tiranën, pasi Crvena Zvezda nuk dominoi, por u ndëshkua nga një mungesë vëmendje.

A dyshuat te kualifikimi, kur bullgarët barazuan?
Në fakt ishte një ndeshje e hapur dhe u ndëshkuam atëherë kur nuk e prisnim, pasi kishim lojën nën kontroll dhe për më tepër avantazhin e një goli. Për fat të mirë arritëm të shënojmë edhe golin e dytë, duke ia dalë me sukses.

Fitorja erdhi nga stoli. Sa i kënaqur jeni me futbollistët e aktivizuar në pjesën e dytë?
Jam i lumtur për lojtarët që u futën në pjesën e dytë, por të gjithë dhanë shpirtin në fushë gjatë 90 minutave dhe meritojnë komplimente. Do e shikoj me qetësi ndeshjen për të parë ku kemi çaluar dhe besoj se do të përmirësohemi. E rëndësishme është që të kemi gëzuar të gjithë dashamirësit me kualifikimin sot.

Ku mund të përmirësohet Kukësi? A prisni ende përforcime nga merkatoja?
Kemi nevojë për përmirësime, por njëherë të shijojmë këtë fitore dhe pastaj do të ulemi me presidentin dhe me drejtorin. Natyrisht që kemi nevojë për afrime dhe duam të kemi një organikë sa më të fortë, por fillimisht duhet të gjejmë njerëzit që na përshtaten për të afruar në ekip.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...