Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gega: Kupa objektivi ynë, më e vështirë sfida e kampionatit

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega”, u shfaq i kënaqur në përfundim të ndeshjes së kthimit me Kastriotin në Kupë. Ai theksoi se në këtë sfidë mori përgjigjet që kërkonte nga lojtarët që kanë patur pak minuta në këmbë.

“Ndeshja e dytë ia vlejti, sepse pamë disa futbollistë që nuk kanë pasur minutazhin e duhur në dy fazat e para. Gjithçka u kontrollua mirë dhe jam i kënaqur nga mënyra se si luajtëm. Kastrioti ndoshta nuk erdhi me forcat më të mira, por nuk e kemi problem. Kemi një tjetër ndeshje në kampionat. Mendoj se ishte një test i mirë për lojtarët që aktivizova në fushë dhe jo më kot u dhashë mundësi. Të gjithë kemi nevojë të rritemi dhe të shohim ndeshjen tjetër.”

Rreshtimi: Lojtarët e mirë luajnë kudo, nuk prishin ekuilibrat. Ferati bashkë me Koten janë tepër të talentuar dhe sot vrapuan shumë dhe dhanë gjithçka.

Sërish Kastrioti: Të shtunën luajmë përballjen në kampionat me Kastriotin. Do të bëjmë më të mirën, jemi në vend të parë dhe jemi Partizani. Do të kemi tifozët tanë. E dimë që Kastrioti po kalon një moment të mirë, por do të përgatitemi siç duhet. Duhet të fitojmë çdo ndeshje, qoftë edhe miqësoret, sepse profesionalizmi është në radhë të parë. Kupa është objektiv, por të shtunën kemi një ndeshje të vështirë në kampionat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...