Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gega me dhimbje koke, Telushi rrezikon sezonin!

Te Partizani janë në ankth për Bruno Telushin. Mesfushori vlonjtat I cili ka qenë një lider i vërtetë te të kuqtë në këtë sezon, duke realizuar edhe gola të rëndësishëm vazhdon të jetë i shtruar në spital pasi po vuan nga një problem në mushkëri. Në kampin e Partizanit janë shumë të shqetësuar për gjëndjen shëndetësore të Telushit, i cili duhet të dilte nga spitali të martën por mjekët kanë shtyrë daljen e tij sepse i kanë zbuluar ajër në mushkëri. Mesfushori vlonjat ka dëmtuar një cipë të mushkërisë nga përplasjet e shpeshta. Një dëmtim që rrezikon ta mbajë Telushin jashtë fushave të futbollit deri në fund të kampionatit. Dhimbjet e kokës kanë filluar për trajnerin Skënder Gega që ka humbur në momentin më kyç të sezonit një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm, me tekniku që shpreson tashmë te ndonjë mrekulli që Telushi të kthehet sa më parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...