Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Gega: Nuk futemi në fushë me flamur të bardhë, për ne si finale

Skënder Gega u mundua të përcillte qetësi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Wolfsburgun, që do të zhvillohet në “Air Albania”. Trajneri i Kukësit, përtej diferencave në cilësi që ekzistojnë mes skuadrave, theksoi se skuadra e tij do të tentojë të tregojë më të mirën e mundshme.

“Jemi përballë një fakti, që jemi të ndërgjegjshëm për forcën dhe kualitetin e kundërshtarëve. Do të mundohemi të bëjmë pjesën tonë. Do të mundohemi të marrim maksimumin dhe të bëjmë përpjekjet tona. Mbrojtja jonë fillon që te pika e parë, te lojtari që është me lart nga të gjithë. Të bëjmë sa më pak gabime dhe të shikojmë gjatë kohës.”
Loja në grup: Jemi të ndërgjegjshëm dhe e dimë forcën e tyre. Vetëm si grup mund t’i përballojmë dhe mund të marrim më të mirën. Presioni është shumë më i ulët se në sfidën me bullgarët, duhet të kënaqim me lojën. Të tregojmë që edhe pse vrapojmë te Liqeni, kilometrat quhen kilometra.
Kukësi jo me flamur të bardhë: Unë nuk dorëzohem me asnjë ekip. Duhet të jemi realistë. Nuk duhet të shpallim asnjë lloj lufte. Do t’i marrim të gjitha masat për të bërë maksimumin. Ekipet dhe trajnerët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Do t’i shtrëngojmë dorën ekipin tjetër, nëse fiton. Ekipin e motivoj sikur është finale për ne. Nuk mund të hysh në një ndeshje me fanellë të bardhë. Është një ndeshje që nuk ka nevojë për motivim.
Nivele të ndryshme: Mendoj që i kemi mundësitë tona për të dhënë maksimumin. Fusha më duket e njëjtë gjithandej. Kemi shmangur udhëtimin, kjo është e rëndësishme. Jemi të gjithë të shëndetshëm. Presim që nesër të bëjmë më të mirën. 90-minutëshi do të tregojë disnivelet që janë në letra, transfermarket dhe histori. Kur thuhet që është ekip i fortë, nga fillimi deri në fund ka pika të forta. Do të provojmë edhe t’i ngacmojmë. Nuk e kam idenë si do të shkojë loja. Grupi ka dëshirë për të bërë një ndeshje të mirë. Ajo është e rëndësishme. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Janë 90 minuta. Secili të bëjë kilometrat që i takon.
Forma e lojtarëve: Obanor është 100% në stërvitje. Ka qenë kohë e shkurtër. Jemi munduar t’i shërbejmë kësaj ndeshje. Një pjesë e madhe një javë pushimi kanë bërë. Rroca ka 2 ditë që i është bashkuar grupit, është 100% dhe ka dëshirën e madhe të japë kontributin. Penalltitë i përdorim, në çdo seancë stërvitore e mbyllin me penallti. Nuk është se e mendojmë shumë, por uroj që gjërat të shkojnë mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...