Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gega: Partizani më i mirë, të kënaqim tifozët, Kukësi…

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së parafundit të sezonit, me Kukësin në “Selman Stërmasi, trajneri i Partizanit, Skënder Gega paralajmëroi se ndaj ekipit që ka rivalizuar për titullin me të kuqtë do të luajë formacioni më i mirë i mundshëm.

“Kukësi ka qenë rivali ynë konstant, megjithëse asnjëherë para nesh. Edhe pse e kemi fituar trofeun, e kemi vlerësuar ndeshjen. Do të luajmë me grupin më të fortë që kemi. Dua të kënaqim tifozët si dhe do të mundohemi të respektojmë rivalin. Duhet ta shijojmë ndeshjen. Lojtarët që janë te Kombëtarja do të bashkohen me ne sot. Grupi do të jetë më i fortë me ta. Jemi profesionistë dhe stërvitemi për të treguar vlerat, sikurse kemi bërë gjatë gjithë vitit”

Formacioni i mundshëm: Nuk e kemi vendosur akoma, por do të mundohemi të respektojmë atë grup që e ka sjellë Partizanin deri këtu, e meritojnë. Bonuset ndahen në fund.

Të kuqtë në Kombëtare: Zbori i Kombëtares është pozitiv, djersa e lojtarëve është shpërblyer. Ata kanë marrë frytet e punës së tyre. Jemi të kënaqur, ashtu si edhe shokët e tyre. Me rëndësi është që Reja sheh kampionatin dhe duhet t’i japë secilit atë që i takon. Sa i përket Asanit, mund të them se nuk ka ndikuar. Çdo lojtar me pasaportë shqiptare ka të drejtë të dëshirojë të bashkohet me Kombëtaren, sidomos kur ka realizuar edhe gola. Megjithatë, është zgjedhja e Rejas.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...