Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gega sqaron çështjen “Mensah”, komenton zërat e merkatos dhe kërkon fitoren ndaj Laçit

Supersfidën e parë të vërtetë të sezonit, Partizani nuk arriti ta bënte për vete, megjithatë mënyra se si kjo skuadër reagoi pas asaj disfate ndaj Skënderbeut, ishte ajo e duhura, me dy fitore të njëpasnjëshme dhe rikthim në krye.

Vazhdimësia është elementi më i rëndësishëm dhe këtë kërkon me ngulm edhe trajneri i “demave”, Skënder Gega, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Laçin.

“Vazhdimësia është shumë e vështirë për t’u ruajtur, por njëkohësisht shumë e rëndësishme për të shkuar drejt suksesit. Unë kam kërkuar vazhdimisht që të mos shohim shumë larg, por t’i marrim ndeshjet hap pas hapi dhe të kërkojmë maksimumin në çdo takim”, deklaroi Gega.

Përballja me Laçin është thjesht dueli i radhës për teknikun 54-vjeçar, i cili ka bindjen se me vëmendjen e duhur, Partizani do arrij t’i shkëpusë maksimumin kësaj sfide.

“Ndeshja me Laçin do të jetë mjaft e vështirë, pasi kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë simpatik, që mund të vërë në vështirësi çdo skuadër. E kam parë me vëmendje ndeshjen që bardhezinjtë fituan ndaj Skënderbeut dhe kam përgatitur sfidën në bazë të filozofisë tonë të lojës. Besoj se me përqendrim dhe angazhim maksimal, mund të marrim maksimumin e pikëve në këtë sfidë”, deklaroi tekniku i Partizanit.

Ditët e fundit ka dalë mbi sipërfaqe “çështja Mensah”, me ganezin që ka kërkuar sqarime për mos aktivizimin e tij. Gega e konsideron më se normale që një futbollist të pretendojë të sqarohet dhe nuk ka asgjë alarmante sepse Partizani mbetet një familje e madhe.

“Ne jemi një familje e madhe dhe unë jam lideri i saj, ndaj më duhet të marr përgjegjësitë që të sqaroj lojtarët e mi për çdo gjë. Jam i gatshëm ta bëj këtë edhe në mes të natës, nëse më kërkohet, jo vetëm në fushën e lojës. Ishte një bisedë normale me Mensah, që kërkon të mësojë ato që nuk shkojnë dhe çfarë duhet të përmirësojë. Unë jam këtu për të future frymën e grupit dhe dua t’i bëj lojtarët të ndihen si një familje e fortë dhe e bashkuar’, tha tekniku i Partizanit.

Përflitet se kanë nisur që tani lëvizjet pas kuintave të klubeve rivalë për të motivuar financiarisht kundërshtarët e Partizanit, kjo nuk është aspak shqetësuese për teknikun e 15 herë kampionëve.

“Kam dëgjuar të flitet për emra si Ngo’o dhe Shkurtaj, por asnjëri prej tyre nuk është përmendur nga unë dhe klubi. Natyrisht që do ulemi të diskutojmë dhe nëse do të biem në një mendje me drejtuesit, do të bëjmë ndonjë përforcim, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Për momentin unë mendoj se jemi të kompletuar dhe duhet të shohim përpara. Më pas në janar, nëse ka diçka që mund ta shtojmë, do ta bëjmë patjetër dhe natyrisht që do ta mësoni edhe ju”, u shpreh trajneri Skënder Gega.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...