Tenis

Gënjeshtrat e Djokovicit, ja sa mund të dënohet numri 1 në botë në Serbi dhe Australi

Sipas gazetës britanike “The Guardian”, që u referohet konsultimeve me disa avokatë, tenisti serb, Novak Djokovic, rrezikon të marrë një dënim shembull për thyerjen e rregullave të izolimit pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, diçka që numri 1 në botë e pranoi pasi dha një intervistë për “L’Équipe” më 18 dhjetor, kur ai tashmë e dinte rezultatin pozitiv të testit të tij.

Sipas avokatëve, Djokoviç ka shkelur nenin 248 të kodit penal të Serbisë, për të cilin do të përballet me një gjobë ose një dënim me tre vjet burg, i cili mund të ndryshohet me shërbim ndaj komunitetit.

Ndërsa në Australi Nole mund të marrë një dënim deri në pesë vjet burg për falsifikim dokumentesh, pasi ka gënjyer duke deklaruar se nuk kishte udhëtuar 14 ditë përpara se të fluturonte për në Australi, teksa faktet kanë treguar të kundërtën.

 

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency