Serie A

Genoa merr një tjetër fitore, Pandev vendimtar

6 pikë në 12 ndeshje arriti të grumbullojë Juriç në krye të pankinës së Genoas, ndërsa pasardhësi i tij, Ballardini ka marrë 7 të tilla në vetëm 3 ndeshje si trajner. Genoa arriti të marrë një tjetër fitore të rëndësishme, në transfertën ndaj Veronës në ‘Bentegodi’, ku triumfoi me rezultatin 0-1.

Vendimtar ishte goli i sulmuesit veteran maqedonas, Goran Pandev, që shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë. Me këtë fitore, Genoa arriti të dalë nga zona e rënies në Serinë B, ndërsa do të kërkojë vazhdimësi, për t’u ngjitur në mesin e renditjes. Nga ana tjetër, Verona mbetet sërish e parafundit dhe fitorja ndaj Sassuolos javën e kaluar nuk solli kthesën e shumëpritur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency