Abissnet Superiore

Gentian Liçi: Nuk e dimë ç’ndodh sot, jo më pas një muaji

Me largimin e Skënder Gegës vetëm dy ditë më parë, Skënderbeu u drejtua në sfidën me Laçin nga Gentian Liçi. Në “Gol pas Goli”, Liçi theksoi se vëmendje tani është te ndërtimi i një grupi për ta kthyer sa më shpejt skuadrën në Superiore. Ai e pranoi se nuk kishte ende ide të qartë çfarë do të bëhej me Skënderbeun, nëse do të ishte ai trajner i parë apo do të kishte një emër tjetër në stol.

“Para ndeshjes u përgatitëm të luanim me lojtarët me më pak minuta dhe ata që pritet të jenë në sezonin tjetër. Ishte ndeshje pa motiv për të dy ekipet, por mendoj se ishte një provë e mirë për lojtarët.

Po bëhen përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ndaj iu dha mundësia e këtyre lojtarëve me më pak minuta. Por është para qershori, presidenca që të bëjnë një ekip konkurrues për sezonin tjetër.

A do vazhdoj këtu? Nuk mund të themi asgjë se nuk i dihet se çfarë do të ndodhë, por mendojmë të mbyllim sezonin sa më mbarë. Se çfarë do të ndodhë më vonë, nuk mund ta them. Tani nuk llogarit dot se ç’ndodh në një ditë, jo më pas një muaji”.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency