Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gentian Liçi: Taktika, arma jonë e fortë, frikë dëmtimet

Me grup të plotë dhe vetëm Ndecky në stërvitje të diferencuar për shkak të një problemi muskulor në bark, Skënderbeu ka shtuar ritmin në përgatitjet për ndeshjen me Partizanin. Me Kategorinë Superiore që do të startojë këtë të mërkurë, ku ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut, korçarët janë duke përgatitur jo vetëm sfidën, por njëkohësisht po bëjnë llogaritë edhe me një pushim prej 2 muajsh e gjysmë me futbollin, që ka rënduar jo pak këmbët e lojtarëve.

Është pozitive që rikthehemi në stërvitje. Mendoj që nuk do të jetë e lehtë, sepse askush nuk e ka provuar pas një ndalese kaq të gjatë dhe pasive. Shpresoj që të mos ketë shumë dëmtime te të gjitha skuadrat e kampionatit.

Sfida me Partizanin është ajo e duhura për të treguar se korçarët kërkojnë ta nisin aty ku e lanë, te fitoret, sidomos ndaj ekipeve që luftojnë për titull dhe në kryeqytet me rihapjen e futbollit do të provojnë sërish goditjen e madhe.

Ishte fakt që ishim në një moment të mirë. Shpresoj që të rikthehemi aty ku ishim. Kemi një armë të fortë, anën taktike, por nuk e dimë si do të jetë qasja e ekipit nga ana fizike.  

Sfida mes Partizanit dhe Skënderbeut do të jetë dhe takimit i fundit i javës së 27-të, që do të luhet në orën 20:00 në “Selman Stërmasi”, këtë herë pa spektatorë në tribuna por me spektatorë nga ekranet e shtëpisë, ku të gjithë do të kenë mundësi të ndjekin rikthimin e Superiore, drejtpërdrejt në kanalet e SuperSportit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...