Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Shpërthejnë partnerja dhe motra e Ronaldos: CR7 s’mund të injorohet, Santos “out”

Ashtu si pas ndeshjes kundër Zvicrës (ajo e fituar nga luzitanianët), Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, shfrytëzoi rrjetet sociale dhe sulmoi trajnerin Fernando Santos, por pa e përmendur emrin e tij:

“Sot, shoku dhe trajneri juaj mori një vendim të gabuar. Ai, shoku juaj, për të cilin ke kaq shume fjalë admirimi dhe respekti, i njëjti që pa sesi ndryshoi gjithçka duke të futur në fushë. Por ishte shume vonë. Ai nuk mund të nënvlerësojë lojtarin më të mirë në botë, armën e tij më të fuqishme. Jeta na jep mësime dhe sot nuk humbasim, por mësojmë”.

Lotët e Ronaldos pas ndeshjes kërkon t’i thajë Georgina, që ia hedh fajin për eliminim pikërisht trajnerit Santos, që edhe ndaj Marokut nuk preferoi titullar Cristianon.

Pas fjalëve të Georgina Rodriguez, edhe motra e CR7, Elma Aveiro, sulmon Fernando Santosin për eliminimin e Portugalisë ndaj Marokut, duke përdorur fjalë të rënda: “E vranë njeriun, vranë një kombëtare, vranë një komb”, shkruan motra e të ish-sulmuesit të Manchester United, e cili më pas hedh hashtagun #FernandoSantosOut në Instagram, duke kërkuar largimin e trajnerit portugez.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...