Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gervinho i bind të gjithë, Parma i rinovon kontratën

Erdhi verën e kaluar mes skepticizmit të analistëve sportivë, por Gervinho arriti t’i bindë të gjithë te Parma, duke u shndërruar menjëherë në liderin e skuadrës dhe duke qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Roberto D’Averssës.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën edhe me një tjetër vit 32-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë, që tani do të jetë i lidhur me klubin emilian deri në verën e vitit 2022, kohë kur pritet të jetë 35 vjeç.

Gervais Yao Kouassi, apo i njohur si Gervinho më herët ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Lille, Arsenal, Roma dhe Hebei në Kinë, ku qëndroi për dy sezone, para se të rikthehej në kampionatin italian me Parmën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...