Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Getafe, “aperitivi” i Barçës para “El Clasicos”, Reali pret modestët e Cadizit

Në Spanjë, Barcelona do të luajë në mbrëmje në rrethinat e Madridit, me skuadrën e Getafes. Takimi do të nisë në orën 21:00, në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez” dhe pas barazimit me Sevillan skuadra “blaugrana” do të bëjë çmos për të dalë nga kryeqyteti me tri pikët, duke patur parasysh që pas Ferencvarosit në Champions Barça e Ronald Koemanit do të presë të shtunën tjetër në “Camp Nou” Realin, në të parën “El Clasico” të sezonit.

Më herët në orën 18:30 kampionët në fuqi do të presin në Madrid ekipin e Cadizit, ndërsa në orën 16:00 interes ngjall gjithashtu edhe takimi tjetër Celta – Atletico Madrid, ku bardhekuqtë e Diego Simeones duhet patjetër të përmirësohen për të fituar terren, pas barazimeve 0-0 me kundërshtarë si Huesca dhe Villarreali.

Në orën 20:45, në Itali Juventusi do të përballet me Crotone-n në Torino pa yllin e skuadrës, portugezin Cristiano Ronaldo, që ka rezultuar pozitiv me Virusin Covid – 19 dhe përveç takimit me Suedinë 35-vjeçari do të humbasë gjithashtu edhe sfidat me Dinamon e Kievit dhe Veronën, ndërkohë prania e tij përballë rivalit të tij të përjetshëm Lionel Mesi më datë 28 tetor mbetet në dyshim.

Po në orën 18:00, përveç derbit të Madonninës Inter – Milan në Serinë A do të zhvillohet gjithashtu edhe takimi Sampdoria – Lazio, ndërsa në orën 15:00 pas humbjes 3-0 në tavolinë dhe pikës së hequr në renditje për shkak të mosparaqitjes në sfidën me Juventusin Napoli do të masë forcat në “San Paolo” me skuadrën e Atalantës.

Në fund në Gjermani do të zbresin pikërisht dy skuadrat më të mira në vend. Fillimisht në “Sinsheim”, në orën 15:30, verdhezinjtë e Dortmundit do të përballen me Hoffenheimin, ndërsa në orën 18:30 vetëm 44 orë pas sfidës me amatorët e Durenit në Kupën e Gjermanisë kampionët në fuqi të Bayernit do të sfidojnë të sapongjiturit e Arminias në Bielefeld.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...