Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Getafe “aperitivi” i Realit para PSG-së, në Bundesligë spikat Leipzig – Dortmund

Edicioni i 87-të në Primera Division do të mbahet mend nga të gjithë përkrahësit e Realit të Madridit si një ndër sezonet më të paqëndryeshëm në gjithë historinë e klubit. Kështu pas 19 pikëve të fituara nga 21 të mundshmet në shtatë javët e fundit kampionët në fuqi befasuan jo pak, teksa u mundën në mesjavë në Katalunjë nga një kundërshtar si Espanjoli, në një ndeshje ku goli i fitores për ekipin e drejtuar nga ish-lojtari i tyre Quieque Sanchez Florez u shënua vetëm në 93′ nga Gerard Moreno. Në atë takim Zinedine Zidane preferoi të lërë pushim “yllin” e skuadrës Cristiano Ronaldo, sidoqoftë pavarësisht mungesave të shumta “Los Blancos” nuk meritonin aspak që të mundeshin. Të shtunën në mbrëmje përballë qëndron ekipi i Getafe-s, një kundështar i lehtë në letër, duke patur parasysh faktin që në 6 ndeshjet e fundit në “Santiago Bernabeu” Reali u ka shënuar “bluve” plot 27 gola. Getafe është një klub nga rrethinat e kryeqytetit spanjoll, që u rikthye në Primera Division vetëm falë play off-it të vuajtur me Tenerifen, gjithsesi ndonëse derbi, përsëri skuadra “merengue” nuk pritet të hasë shumë probleme, pasi “azulones” përfaqësojnë një ndër skuadrat më të dobëta të ligës. Në orën 20:45 në “Santiago Bernabeu” trajneri francez përsëri nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë tepër të rëndësishëm si Toni Kroos, Marcelo dhe Luka Modric, megjithatë detyra më e vështirë për Zizunë është që të mbajë të përqëndruar ekipin në një ndeshje të tillë kampionati, përpara duelit drithërues të mesjavës së ardhshme në Francë, përballë Paris SG, ku Reali luan vërtet gjithë sezonin. Më herët po në Spanjë Sevilja do të presë në orën 16:15 në “Ramon Sanchez Pizjuan” Athletic Bilbaon. Nëse ekipi bask të vetmen shpresë për të luajtur sërish në Kupat e Evropës ka triumfin në Europa League skuadra andaluziane në krahun tjetër duhet patjetër të mbyllë me urgjencë diferencën e madhe që ka në klasifikim me Valencian. Ekipi I Marselinjos duket se e ka marrë veten, kështuqë 8 pikë larg Zonës Champions në këtë pjesë të kampionatit duken vërtet shumë, për më tepër skuadra e Montellës mezi fitoi edhe në derbi ndaj një kundërshtari si Malaga, që është prej kohësh me mendje në “Segunga Division”. Faktori fushë influencon ndjeshëm në këtë takim, pasi në 9 nga 10 përballjet e fundit ndërmjet tyre ka fituar ekipi vendas, megjithëse “luanët baskë” nuk e kanë harruar ende eliminimin e dy sezoneve më parë nga skuadra andaluziane, në fazën çerekfinale në Europa League pas ekzekutimit të 11-metërshave.

Le Championnat ofron si zakonisht kampionët në fuqi, me Paris SG që në orën 17:00 do të impenjohet në Troyes me mendjen te Reali i Madridit, ndërsa në Holandë PSV pritet të afrohet akoma më shumë me titullin, teksa do të presë në orën 18:30 në Eindhoven një ndër skuadrat më të mira në Eredivisie, Utrehtin, ndërsa në mbrëmje në orën 20:45 në kampionatin holandez luhet gjithashtu edhe takimi NAC Breda – Feyenoord. Në fund në radhë por jo për nga rëndësia si përherë qëndron Bundesliga, që ofron ndeshje vërtet shumë interesante. Kështu në orën 18:30 në Saksoni do të zhvillohet dueli Leipzig – Dortmund, që vlen shumë për vendin e dytë, ndërsa në orën 15:30 në “Gelsenkirchen” po me të njëjtin synim Schalke pret Herthan, ndeshje të cilat si zakonisht të gjithë të apasionuarit e kampionatit gjerman do të mund t’i shijojnë nëpërmjet Kanalit Eurosport 2.

Schalke 04-Hertha Berlin 15:30
Sevilla-Athletic 16:15
Troyes-PSG 17:00
Carpi-Venezia 17:30
PSV-Utrecht 18:30
Leipzig-Dortmund 18:30
Real Madrid-Getafe 20:45
NAC-Feyenoord 20:45

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...