Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Getafe “dhuratë” tifozëve, abone falas për sezonin e ardhshëm

Kampionati spanjoll po projekton rikthimin në muajin qershor. Skuadrat kanë kryer testet për të kuptuar se sa të infektuar ka me koronavirus në ekipet e La Ligës, ndërkohë që kanë filluar edhe përgatitjet me grupe të ndara.

Sezoni aktual është ende në “pit-stop” dhe prej më shumë se dy muajsh tifozët nuk kanë mundësinë të ndjekin skuadrat e tyre, por nëse në çastin kur do të rinisë do të kemi mundësinë të rishohim magjinë e La Ligës nëpërmjet ekranit, sepse edicioni do të përfundojë me dyer të mbyllura.

Tifozët që kanë abonim një vjeçar në stadium nuk do të mund ta marrin këtë shërbim dhe për këtë arsye presidenti i Getafes ka vendosur t’u bëjë një dhuratë mbështetësve të ekipit nga jugu i Madridit. Të gjithë abonentët që kishin paguar për sezonin 2019-2020 do të përfitojnë abone falas për edicionin e ardhshëm 2020-2021.

Lajmin e ka dhënë për mediat vetë presidenti Angel Torres, i cili ka marrë përgëzimet e UEFA-s, e klubit të Interit dhe sekretarit të shtetit në Spanjë. Getafe aktualisht ndodhet në vendin e 5-të me pikë të barabarta me Sociedadin e pozicionit numër 4 dhe po lufton për një objektiv historik që është pjesëmarrja në Champions League, megjithatë presidenti Torres nuk ka ushtruar presion duke theksuar se objektivi është pozicionimi mes 6 vendeve të para në La Liga.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...