Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Gëzimi i presidentit, Perez: I dashur, Arda! Faleminderit që zgjodhe Realin

Arda Guler u prezantua sot përpara tifozëve të Real Madrid. Talenti turk, do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri në vitin 2029. Fenerbahce pranoi ofertën 20+10 milionë euro, ndërkohë që familja e 18-vjeçarit ofensiv përfitoi 20 milionë euro komision.

Reali është klubi më i rëndësishëm në botë dhe ndihem shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Shumë klube më janë afruar, por Reali ishte preferenca ime.

Lexo edhe:

Pozicioni? Unë jam më i miri në qendër të mesfushës. Dua të jem një lojtar sulmues dhe të krijoj situata për të shënuar gola. Unë luaj mirë në qendër dhe në krahun e djathtë, por vendos trajneri se ku do luaj.

Për mua Modric është mesfushori më i mirë në botë. Do të përfitoj nga ky rast për të mësuar gjithçka prej tij. Unë kam shumë respekt për të”, deklaroi Arda Guler.

Rreth këtij përforcimi foli edhe presidenti Florentino Perez, i cili veproi shpejt dhe fitoi garën me Barcelonën për shërbimet e talentit turk.

Ne mirëpresim një lojtar të ri, të cilin e dëshironin të gjitha klubet e mëdha. I dashur, Arda Guler: talenti juaj ju lejon të jeni pjesë e këtij klubi të madh. Faleminderit që na zgjodhët.

Arda Güler dhe familja e tij, mirë se erdhe te Real Madrid. Kjo është një ditë e mrekullueshme. Një lojtar i mirë vjen për të na ndihmuar. Ju jeni krenaria e Turqisë”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...