Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Gëzuar, vëllezër shqiptarë”, gazetari kroat ndërpret të ftuarin: Lajm i bukur, sapo shënoi Shaqiri!

Zvicra fitoi përsëri ndaj Serbisë në Botëror. Pas suksesit 2-1 në Rusi 2018, përballje e paharrueshme ku shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kombëtarja helvete triumfoi 3-2 edhe në Katar 2022, sukses që solli kualifikimin në raundin e 1/8-ve (Zvicër-Portugali) dhe lot, vuajtje dhe trishtim te serbët, të cilët dështuan për të dytën herë radhazi për të kaluar fazën e grupeve.

Shaqiri realizoi sërish një gol të bukur, ndërsa kapiteni Xhaka bëri ligjin në mesfushë dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Fitorja e Zvicrës ka krijuar emocione të mëdha dhe është festuar nga shqiptarët, por jo vetëm. Gazetari kroat, Velimir Bujanec i ka shijuar në maksimum golin e Shaqirit dhe fitoren e Zvicrës ndaj “armiqve” të Serbisë.

Ndërkohë që po luhej ndeshja dhe sulmuesi nga Gjilani e zhbllokoi atë me “sallaken” klasike, ai iu drejtua të ftuarit në televizionin Z1: “Më fal, duhet të të ndërpres, pasi sapo më dhanë një lajm të mirë.

Shaqiri i ka shënuar gol Serbisë, 1-0 për ne”, dhe bëri simbolin e shqiponjës me duar. Bujanec është një ish-luftëtar që ka dhënë kontribut në luftën e kroatëve për Pavarësi (1991-1995), aty ku guxuan të merrnin pjesë ndaj forcave gjakatare serbe edhe shumë trima shqiptarë, me të cilët luftoi përkrah dhe u bë mik përjetë.

Pasi rezultati shkoi 2-2, Velimir e ndërpreu emisionin duke u shprehur gjithsesi i bindur se Serbia do të dështonte. Në fund pati festë! “Gëzuar, vëllezër shqiptarë!“, deklaroi Bujanec, i cili nuk e kurseu ironinë ndaj serbëve në rrjetet sociale.

Shpresoj që mitomanët e mëdhenj serbë nuk do ta festojnë këtë disfatë si fitore pas 200 vitesh, njësoj siç festojnë Betejën e Fushë Kosovës”, u shpreh ai referuar betejës së qershorit të vitit 1389 kur princër dhe fisnikë shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë, luftuan së bashku ndaj Perandorisë Osmane.

Edhe pse beteja u humb, çuditërisht ata sipër “Mollës së Kuqe” prej kohësh e festojnë dhe synojnë ta personalizojnë! Një ves i moçëm i tyre…

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...