Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gianni De Biasi pranë Luganos në Superligën e Zvicrës

Gianni De Biasi mund të kthehet së shpejti në pankinë, në drejtim të një klubi. Sikurse njoftojnë mediat italiane, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka marrë një ofertë ambicioze nga Lugano në Superligën e Zvicrës, ekip që në sezonin 2016-2017 u drejtua nga ish-ndihmësi i tij te kuqezinjtë, Paolo Tramezzani. Kushtet e ofruara nga klubi që e mbylli sezonin që lamë pas në vendin e 6-të me 42 pikë janë mjaft të favorshme. Mësohet se kanë mbetur për të sqaruar vetëm disa detaje sa i përket anës ekonomike që palët të firmosin kontratën. De Biasi vetëm pak muaj më parë dështoi në krye të Deportivo Alaves në Spanjë, nga ku u shkarkua për rezultate të dobëta. Synimi i 61-vjeçarit ka qenë gjithmonë marrja e një skuadre që do ta vendoste në qendër të një projekti afatgjatë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...