Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Giannis Antetokounmpo s’mjafton, Greqia “bie” para SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara mundën edhe Greqinë, duke çuar në katër numrin e fitoreve në edicionin e 18-të të kampionatit botëror të basketbollit për meshkuj. Pavarësisht fitores së vuajtur me Turqinë, pas kohës shtesë, kjo është ndeshja më e mirë për ekipin amerikan në këtë botëror, duke patur parasysh që u arrit ndaj Greqisë, që pozicionohet në vendin e tetë në renditjen e FIBA-s.

13 vjet më herët Greqia shkaktoi një ndër befasitë më të mëdha në historinë e këtij konmpeticioni, duke eliminuar në gjysmëfinale në Saitama seleksionin amerikan që udhëhiqej nga LeBron James, pas fitores dramatike 101-95, megjithatë, këtë herë, pavarësisht emrave të përzgjedhur nga trajneri Gregg Popovich, basketbollistët e Shteteve të Bashkuara luajtën vërtet shumë mirë, duke treguar qartë edhe arsyen përse skuadra amerikane konsiderohet si favorite për të siguruar titullin e 6-të botëror, për të lënë kështu prapa me trofe Jugosllavinë. Në Shenzhen 70-vjeçari nga Indiana e filloi takimin me këtë pesëshe: Kemba Walker, Donovan Mitchell, Joe Harris, Myles Turner, Harrison Barnes, ndërsa në krahun tjetër trajneri Thanasis Skourtopoulos rreshtoi në parket lojtarët Nick Calathes, kapitenin Ioannis Bourousis, Kostas Papanikolaou, Ioannis Papapetrou dhe natyrisht yllin e ekipit, basketbollistin që luan në NBA me Milëaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo.

Një sukses i Greqisë në këtë duel do t’i barazonte të gjitha skuadrat e Grupit K, në kuotë të barabartë pikësh, me 3 fitore dhe vetëm 1 humbje, e për hir të së vërtetës formacioni helen e nisi mirë ndeshjen dhe lojtari me origjinë nigeriane ishte vërtet i papërmbajtshëm, gjithsesi Gregg Popovich ndërhyri me zëvendësimet e tij dhe shifrat 12-11 përfaqësojnë edhe avantazhin e fundit të ekipit ballkanas në këtë takim.

Perioda hapëse u mbyll 19-17, ndërsa në 10′ tjetër ekipi amerikan e shtrëngoi skuadrën greke për të shënuar vetëm 8 pikë gjithsej. Mbrojtja e fortë dhe pasaktësia e basketbollistëve grekë në sulm bënë diferencën dhe sollën edhe shkëputjen përfundimtare të ekipit amerikan, që shkoi në interval me epërsinë 38-25.

Avantazhin më të madh të ndeshjes skuadra e Shteteve të Bashkuara e arriti në koshin e parë të periodës përmbyllëse, 56-37 pra +19, sidoqoftë në pjesën e mbetur ekipi amerikan u mundua më së shumti për të administruar rezultatin.

Perioda e fundit u mbyll 16-15 dhe ishte e vetmja që u fitua nga ekipi grek, gjithsesi në fund skuadra amerikane fitoi gjithë takimin me rezultatin e thellë 69-53. Me këtë triumf Shetet e Bashkuara u ngjitën në krye të Grupit K, në kuotën e 8 pikëve.

Republika Ceke dhe Brazili ndjekin me vetëm një pikë më pak, ndërsa Greqia pozicionohet në vendin e fundit me 6 pikë. Natyrisht më i miri për ekipin helen ishte Giannis Antetokounmpo

që e përfundoi sfidën me “double double”, 15 pikë e 13 “rebound”, ndërsa në krahun tjetër shkëlqeu Kemba Walker, që e mbylli takimin me 15 pikë, 4 topa në tabelë e 6 asist. Sidoqoftë vlen të theksohet fakti që në këtë ndeshje mungoi për arsye dëmtimi ylli i Boston Celtics, Jayson Tatum.

Ditën e hënë do të mbyllet edhe faza e dytë e këtij botërori dhe sigurisht do të mësohet edhe përfaqësuesja që do të shoqërojë në cerekfinale ekipin amerikan, emër që do të dalë nga ndeshjet Greqi – Republikë Ceke dhe Shtetet e Bashkuara – Brazil.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...