Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gigi D’Alessio pyetet për Napolin, por “thumbon” Juventusin

Këngëtari i njohur italian, Gigi D’Alessio njihet si një tifoz i flaktë i Napolit, skuadrës së qytetit të tij të lindjes.

Pikërisht për këtë arsye, është pyetur në Radio Italia, se çfarë u duhet napolitanëve, që të arrijnë nivelin e Juventusit, por përgjigja ka shkaktuar menjëherë polemika.

“Për të arritur nivelin e Juventusit, Napoli duhet të blejë njëherë një arbitër”, tha D’Alessio, i cili vijoi mendimin e tij, duke thënë se napolitanëve u mungon vazhdimësia.

Batuta e këngëtarit napolitan vjen në një moment kur zërat se arbitrat në Itali favorizojnë Juventusin, janë gjallëruar, veçanërisht pas mosakordimit të asaj penalltie flagrante në sfidën e të shtunës ndaj Milanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...