Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Gijotina” e trajnerëve pret edhe “kokën” e Marantas

E shtunë e errët për disa nga trajnerët e Kategorisë Superiore. Pas Franco Lerdas dhe Bledi Shkëmbit, mësohet se është shkarkuar edhe tekniku i Luftëtarit, Jorgos Marantas (pritet të zyrtarizohet nga klubi).

Rezultoi e pamundur përpjekja e trajnerit grek për të ndryshuar situatën në Gjirokastër, ku humbjet apo rezultat negative pasonin njëra-tjetrën.

Dështimi i radhës 0-4 ndaj Laçit, ka bërë që në klubin gjirokastrit t’u soset durimi. Mungesa e rezultateve, por edhe përplasja me lojtarë të ndryshëm kishin bërë që situata të përkeqësohej ndjeshëm dhe të mungonte edhe loja, ndaj largimi i Marantasit ishte zgjedhje e detyruar.

Mbetet për t’u parë se cili trajner do të pranojë të marrë drejtimin e një skuadër që premton shumë pak me organikën që ka. Gjithsesi, gjithçka do të varet edhe nga premtimi që do të bëjnë drejtuesit për merkaton e janarit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...