Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gilman Lika: Ta marrim shumë seriozisht Flamurtarin, tifozët…

Vllaznia mbylli minifazën përgatitore me miqësoren e luajur ndaj Bylisit e tashmë shkodranët janë përqendruar te përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë të vitit me Flamurtarin në “Loro Boriçi”. Veterani Gilman Lika shprehet i kënaqur me përgatitjet që ka zhvilluar skuadra.

“Kemi zhvilluar stërvitje të mirë në kushte të mira, pasi kohëzgjatja ishte e shkurtër. Më kryesorja është që asnjë futbollist nuk ka patur probleme shëndetësore. Gara kuptohet do të jetë e ashpër, po përgatitemi seriozisht për pjesën e dytë të sezonit.”

Përballë Vllaznisë ekipi i fundit të tabelës, me shumë probleme në menaxhim, por për Likën mbetet kundërshtari më i vështirë.

E them seriozisht që është kundërshtari më i vështirë, duke parë dhe historinë e rezultateve. Me Luftëtarin kemi barazuar në Shkodër e kjo do të thotë se ka patur një lloj nënvlerësimi ndaj skuadrave të ashtuquajtura të vogla në letër. Ne duhet ta marrim seriozisht që në ditën e parë të javës.

Në fund një apel për tifozët shkodranë, që kanë shijuar shumë pak suksese të Vllaznisë në “Loro Boriçi” në këtë sezon.

E kërkojmë mbështetjen, e kemi vuajtur gjatë fazave të para. Duhet të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin lojtarët. Afrimet e reja? Kanë pak që kanë ardhur dhe nuk mund të japësh një vlerësim të shpejtë. Stafi ka punuar dhe jam i bindur që ka bërë zgjedhjet e duhura.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...