Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Giresse: Harrojini mungesat, nderojmë Kosovën me këta lojtarë që kemi

Kosova ka një tjetër mundësi përballë Greqisë, kundërshtar ndaj të cilit dështoi në takimin e 5 qershorit në Prishtinë (0-1). Dardanët do të përballen me kombëtaren helene të dielën në Volos (20:45), sfidë që do të transmetohet në Supersport 3.

Alain Giresse foli rreth duelit në Grupin 2 të Ligës C në Nations League, aty ku Greqia mban vendin e parë me 9 pikë, tre më shumë se Kosova. 69-vjeçari francez nuk dëshiron të flasë për mungesat (Zhegrova, Kololli, L. Kastrati, Dresevic, Fazliju) dhe fokusohet te grupi që ka në dispozicion.

Pasi fituam ndaj Irlandës së Veriut në Prishtinë, kemi ardhur këtu për të luajtur një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj ekipit që kryeson grupin. Të shohim se çfarë do të sjellë kjo ndeshje.

Finale? Është ndeshje shumë e rëndësishme, si çdo ndeshje ndaj një kundërshtari si Greqia. Nuk mund të them se është finale ose jo, por një fitore ka rëndësi në arritjen e ambicieve tona për të fituar grupin, pse jo për të kaluar në Ligën B.

Kontingjenti? Kemi pasur shumë probleme, por të bazohemi te lojtarët që kanë mbetur në grumbullim. Deri tani mungesat kanë qenë problemet, shpresoj të mos kemi mungesa të tjera në ndeshjet e radhës.

Jemi këtu me këta lojtarë, e kemi obligim të përfaqësojmë shtetin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme me këta lojtarë që kemi në dispozicion.

Na mungojnë dy lojtarë shumë të rëndësishëm në mesfushë si Dresevic dhe Fazliji. Nuk mund t’i përdorim dot, por do mbesim gjithë natën duke folur për ata që mungojnë, kështu që të përqendrohemi te këta lojtarë që kemi.

Kemi mbetur me 17 lojtarë, pse nuk janë ftuar lojtarët që kanë qenë në listën e rezervës? Të gjithë ekipet kanë pasur 23-24 lojtarë të grumbulluar në fillim, njësoj si ne.

Deri tani kemi përdorur 17 futbollistë. Kemi pasur probleme me lëndimet dhe pezullimet, por nuk ka qenë kaq e lehtë të zëvendësohen ata që kanë munguar.

Është mirë të thërrasësh lojtarë të rinj në fillim të turneut, ata do të kenë kohë për të qenë pjesë e ekipit. Por, duhet të keni parasysh që krijohen edhe problematika nëse ftohen 30 lojtarë, kjo mund të sjellë probleme tek ekipi, pasi nuk do të luajnë të gjithë, dikush mund të përfundojë në tribunë.

Është fundi i kompeticionit, mendoj se nuk është zgjidhja e duhur për të ftuar lojtarë të rinj tani. Nuk mund të flas publikisht për sistemin tonë të lojës apo si mund të luajë ekipi.

Sistemin tonë duhet ta përshtatim rreth atyre lojtarëve që kemi në dispozicion, por ka rëndësi t’i përshtatemi edhe mënyrës së lojës së kundërshtarëve”, deklaroi Giresse.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...