Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Giresse komenton grupin e Kosovës: Në mendje kemi vendin e dytë, ja cila është pasuria jonë!

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse kometoi shortin e skuadrës së tij e cila bën pjesë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Tekniku francez i Dardanëve theksoi se ai mendon për vendin e dytë të grupit çka do të thotë kualifikimi në Euro 2024, ndërsa shtoi se pasuria e ekipit janë lojtarët që vijnë nga Italia, Spanja apo Zvicra.

“Është një grup i vështirë, por nëse shikojmë të tjerët është më mirë kështu. Do të mundohemi të luajmë mirë kundër të gjitha skuadrave në grup. Shpresojmë të kualifikohem pasi kemi shpresë për  vendin e dytë.  Kombëtarja jonë është e re, por në mendjen tonë është vendi i dytë.

Rumaninë nuk e njoh shumë mirë. Njoh vetëm kombëtaren e vjetër të Rumanisë, që kishte një organizim shumë të mirë dhe një ekip të fortë. Pasuria jonë janë lojtarët nga Italia, Spanja, Zvicra. Por ne po mendojmë se si të ndërtojmë një kombëtare të fortë për të ardhmen. Kjo është ajo që ne duam të bëjmë”, u shpreh Alain Giresse.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...