Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Giresse: Rezultati nuk është real, do të analizoj të gjithë lojtarët e do të dalim në një konkluzion

Alain Giresse, trajner i Kosovës, shprehu keqardhjen për mungesën e fitores ndaj Ishujve Faroe, në një sfidë të dominuar nga dardanët.

“Ishte një lojë me raste dhe na vjen keq që nuk i shfrytëzuam. Rezultati i kësaj loje nuk është real, duke marrë në kosnideratë rastet që shpërdoruam. I rikthehem asaj që kam thënë më parë, këto dy ndeshje do të na ndihmojnë për të ardhmen. Do të marr kohën e duhur dhe do të analizoj të gjithë lojtarët që janë aktivizuar dhe do të dalim në një konkluzion, por nuk do të nxitohem për të folur që tani.

Lojtarët kanë treguar shprit luftarak, entuziazëm, angazhim gjatë këtyre dy ndeshjeve. Nëse flasim për statistikat, i dimë të gjithë çfarë kemi bërë dhe nuk dua të ndalem këtu. Statistikat flasin për ne, por përtej kësaj ne po punojmë për të ndërtuar ekipin, krahas bazës që kemi të shtojmë emra të rinj e të forcohemi akoma dhe më shumë.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...