Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Giro D’Italia hyn në fazën e nxehtë, tërhiqen dy skuadra!

LOVERE, ITALY - MAY 28: Richard Carapaz of Ecuador and Movistar Team Pink Leader Jersey / Vincenzo Nibali of Italy and Team Bahrain - Merida / Miguel Ángel López Moreno of Colombia and Astana Pro Team / Rain / during the 102nd Giro d'Italia 2019, Stage 16 a 194km stage from Lovere to Ponte di Legno 1254m / Tour of Italy / #Giro / @giroditalia / on May 28, 2019 in Lovere, Italy. (Photo by Tim de Waele/Getty Images)

Edicioni i 103-të i Xhiros së Italisë ka hyrë në fazat kulmore për të përcaktuar fituesin e sivjetshëm të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm çiklistik në glob, sidoqoftë duke lënë mënjanë garat organizatorët vijojnë të respektojnë masat shtrënguese dhe protokollin e përcaktuar që më parë për mbarëvajtjen e këtij kompeticioni. Pak a shumë pritej që edicioni i sivjetshëm të ishte një edicion i tillë, tepër i vështirë, për shkak të frikës së përhapjes së pandemisë së koronavirusit, megjithatë organizatorët e Xhiros preferuan për të vazhduar traditën, duke mos hequr dorë nga zhvillimi i aktivitetit të përvitshëm ciklistik përgjatë Apenineve.

Në zbatim të procedurave standarte të përcaktuara që përpara fillimit të këtij edicioni u zhvillua testimi masiv i ciklistëve pjesëmarrës, prej nga ku edhe u kryen plot 571 tamponë molekularë. Pas këtyre kontrolleve rezultuan pozitivë ciklisti holandez Steven Kruijsëijk dhe australiani Michael Mattheës, bashkë me 6 pjestarë të grupeve shoqëruese të skuadrave, ndërkohë ekipi australian Mitchelton-Scott u tërhoq përfundimisht nga edicioni i sivjetshëm i Xhiros së Italisë, ndërsa pak orë më vonë të njëjtën rrugë ndoqën edhe drejtuesit e skuadrës holandeze Jumbo–Visma. Kështu u testuan të gjithë ciklistët dhe anëtarët e stafeve respektive, për cdonjërën prej 22 skuadrave pjesëmarrëse dhe lajmi i ditës ishte pikërisht publikimi i rezultateve për tamponët molekularë.

Në bazë të protokollit shëndetësor të Xhiros së Italisë që u hartua në bazë të marrëveshjes me Federatën Ndërkombëtare të Ciklizmit UCI dhe konform masave të përcaktuara që më parë nga Ministria Italiane e Shëndetësisë, të gjithë ciklistët bashkë me pjestarët e tjerë të stafeve në skuadrat e tyre iu nënshtruan testimit masiv, që u krye në datat 11 e 12 tetor. Sipas komunikatës zyrtare të Xhiros u kryen plot 571 testime, nga të cilët rezultuan pozitivë vetëm dy ciklistë. Bëhet fjalë pra për ciklistët Steven Kruijswijk dhe Michael Matthews, që garojnë respektivisht për skuadrat Jumbo–Visma dhe Sunëeb. Gjithcka u bë zyrtare nga drejtuesit e këtyre ekipeve dhe këta ciklistë iu besuan pikërisht mjekëve të skuadrave respektive, që nga ana e tyre morën menjëherë masat për të zbatuar edhe masat e izolimit.

Ndërkohë janë plot 4 pjestarë të stafit të ekipit australian Mitchelton–Scott, 1 te skuadra franceze Ag2r-La Mondiale si dhe 1 tjetër te ekipi britanik Ineos Grenadiers, që kanë rezultuar pozitivë me Virusin Covid–19 dhe po e njëjta procedurë izolimi është ndjekur gjithashtu edhe nga doktorët e këtyre skuadrave për këta persona. Në këtë mënyrë rezultatet influencuan menjëherë edhe në etapat e mbetura të sezonit të 103 të Xhiros së Italisë, duke patur parasysh faktin që pas këtyre zhvillimeve vendosën të tërhiqen përfundimisht nga edicioni i sivjetshëm skuadra australiane Mitchelton– Scott si dhe ekipi holandez Jumbo–Visma.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...