Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Giroud drejt Interit, ka karakteristikat që kërkon Conte

Përputhen të dhëna, karakteristika dhe deklarata. Duket e pamundur të gabohet, ka një kandidat shumë të fortë për sulmin e Interit në janar dhe të gjitha rrugët të çojnë te Olivier Giroud, në skadencë kontrate me Chelsea-n, ku duket se nuk është më pjesë e projektit të Frank Lampard. Një situatë aspak komode për një sulmues që u shpalll kampion bote vetëm 16 muaj më pare, në Rusi, dhe që synon që të jetë pjesë e ekspeditës franceze për Europianin e vitit 2020.

Aktualisht, është pjesë e Francës dhe të dielën do të  jetë në Tiranë, por për të qëndruar te “Gjelat” sa më gjatë, lamtumira ndaj Chelsea-t duket e paevitueshme.

Giroud duket se ka gjithçka për të kënaqur Conten: eksperiencë ndërkombëtare, nuhatje goli, një karton të arritshëm për klubin dhe karakteristika fizike dhe teknike që e bëjnë një zëvendësues perfekt të Romelu Lukakut. Perveç këtyre, sulmuesi ka qenë nën urdhrat e Contes pikërisht në muajt e tij të fundit si trajner i Chelsea-t.

Kartoni i lojtarit pritet të mos kushtojë më shumë se 6-7 milionë euro, ndërsa pengesa e pagës mund të tejkalohet me një konfirmimin e asaj që ka aktualisht, 8 milionë euro në vit, por duke shtyrë kohëzgjatjen e përfitimit të kësaj shume në 18 muaj kontratë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...