Katar 2022

Giroud ka një aleat special për të thyer rekordin e Henry

Ishte një mbrëmje speciale për Francën dhe në veçanti për Olivier Giroud. Në ndeshjen debutuese të Botërorit, kundër Australisë, gjelat fituan 4-1 falë golave të Rabiot dhe Mbappe, por mbi të gjitha në sajë të dygolëshit të sulmuesit të Milanit.

Dy gola që i mundësojnë qendërsulmuesit francez të bëhet golashënuesi më i mirë në të gjithë historinë e kombëtares së tij, duke barazuar Thiery Henry, në kuotën e 51 golave të shënuar. Tani i duhet edhe një tjetër hap, të shënojë një tjetër gol për të marrë kryesimin i vetëm. Një objektiv që Giroud mund ta arrijë edhe falë shokëve të skuadrës, me Griezmann që shprehet altruist edhe në lidhje me pozicionin e tij në fushë, të kushtëzuar edhe nga prezenca e Giroud si qendërsulmues.

“Luaj më i distancuar nga porta? Për mua nuk është problem të luaj më afër mesit të fushës në kombëtare. Gjëja më e rëndësishme është skuadra. Do të bëj gjithmonë atë për të cilën skuadra ka nevojë. Mendoj se është edhe më mirë për mua, pasi e lexoj më mirë ndeshjen. Kur gjithçka funksionon në perfeksion, fitojmë. Duhet të vazhdojmë të punojmë, pasi kjo ishte vetëm fitorja e parë, nuk duhet të mendojmë që jemi të mëdhenj”.

Në lidhje me golat e Giroud, Griezmann u shpreh:

“Olivier shënon apo jo, është gjithmonë një lojtar i rëndësishëm për ne, pasi na shton vlera. Po kërkojmë të krijojmë kushtet më të mira për të, në mënyrë që të ketë momente të mira. Shpresoj që ta ndihmojmë për të thyer rekordin e Henry”.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency