Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Giroud: Ky është Botërori im i fundit, dua të jem vendimtar me Francën!

Olivier Giroud po kalon një moment të mirë në karrierën e tij, me sulmuesin i cili është protagonist në Itali me skuadrën e Milan.

36-vjeçari është pjesë e përfaqësuese franceze në Kupën e Botës, Katar 2022, ndërsa sulmuesi e di shumë mirë që kjo do jetë hera e fundit në një kompeticion të tillë dhe kërkon të bëjë maksimumin.

“E di se do të jetë hera e fundit që do të luajë në kampionat botëror, por jam po aq energjik sa herën e parë dhe dua të shijoj çdo moment. Kemi një grup të mirë dhe natyrisht do të synojmë të triumfojmë përsëri. Deschamps do të ketë nevojë për të gjithë ne dhe do të bëjë gjithçka që të jem gati, të marrë minuta, të luaj dhe të përgjigjem në fushën e lojës. Dua të jem vendimtar. Në jetë nuk të jepet asgjë, duhet të shkosh të marrësh atë që dëshiron, të luftosh. Unë kisha vullnetin dhe motivimin për t’u rikthyer për të veshur fanellën e kombëtares dhe jam këtu. Jam shumë i lumtur” – tha Giroud.

Olivier ka debutuar me përfaqësuesen në vitin 2011 dhe deri më tani numëron 114 prezenca dhe 49 gola, ndërsa ka shënuar vetëm një gol në karrierën e tij në fazën finale të një Botërori, në vitin 2014 në duelin ndaj Zvicrës në fitoren 5-2 të Francës.

Gjithashtu, Giroud është vetëm dy gola larg legjendës Thierry Henry, me këtë të fundit që ka shënuar 51 gola dhe sulmuesi i Milanit do të kërkojë të bëhet “numri një” në listën e golashënuesve më të mirë të Francës në histori.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...