Crystal Palace mendon të bëjë një ofertë për sulmuesin e Chelsea-t, Olivier Giroud, me hapjen e merkatos së janarit. Sulmuesi francez ka deklaruar vazhdimisht se nuk është i lumtur në “Stamford Bridge” për shkak të minutave të pakta në fushë dhe se do dëshironte të transferohej në një ekip ku të kishte mundësi të luante më tepër.
Megjithatë paga prej 7 milionë paundë në sezon, por edhe konkurrenca e madhe për të marrë shërbimet e francezit, ia bëjnë Crystal Palace tepër të vështirë për të arritur te Giroud. Për ish-sulmuesin e Arsenalit, interesohen gjithashtu edhe Interi, Borussia Dortmundi dhe së fundmi në skenë ka dalë edhe Milani.