Për Olivier Giroud “San Siro” është gjithmonë special në derbi, e mbi të gjitha kur bëhet fjalë për një derbi në Champions League.
“San Siro është një vend i veçantë, veçanërisht kur bëhet fjalë për derbin. Pastaj është prestigji i Champions League.”-tha francezi për faqen e UEFA-s përpara takimit së gjysmëfinales së Champions League me Inter.
Lexo edhe:
- Përgatitjet për ndeshjet e qershorit/ Sylvinho tur takimesh nëpër Europë me lojtarët kuqezi
- FSHF pranon finalen e Kupës së Greqisë, por me një kusht
- Dominim i Red Bullit në Miami, Verstappen thellon diferencën me Perez
- VIDEO/ Përleshje e gjashtë lojtarë me karton të kuq, degjeneron
Sulmuesi i Milan zbuloi se mund të kishte firmosur me Interin përpara kalimit te “Djalli”, por shtoi se fati donte që ai të ishte pjesë e “kuqezinjve” të Milanos.
“Nuk luajta shumë te Chelsea. Mund të isha larguar herët dhe të kisha firmosur me Interin në merkaton e dimrit 2020. Megjithatë zoti deshi që të zgjidhja Milanin. Jam shumë i lumtur. Nëse do të më kishin thënë se në vitin e parë do të kishim fituar titullin pas 10 vitesh dhe se në të dytin do të ktheheshim në gjysmëfinale të Champions League, pas 16 vitesh do të më dukej joreale”,-përfundoi Giroud.
