Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Giuntoli: Ju tregoj pse Lukaku nuk erdhi te Juventusi

Romelu Lukaku ishte afër transferimit te Juventusi në merkaton e verës, por sulmuesi belg përfundoi te Roma.

Drejtori teknik i klubit nga Torino, Cristiano Giuntoli shpjegoi se pse nuk u realizua operacioni i veshjes së Lukakut me fanellën bardhezi.

Kishim marrë një ofertë nga Chelsea për Vlahovic. Ne nuk donim ta shitnim, por përballë disa shifrave të caktuara do të detyroheshim të dorëzoheshim.

Gjithsesi, oferta zyrtare nga Anglia nuk erdhi kurrë, kështu që nuk u realizua dot shkëmbimi Vlahovic-Lukaku”, shpjegon Giuntoli.

I cili thekson se Juventusi duhet të ulë ndjeshëm tavanin e pagave për futbollistët. Teksa konfirmoi pozitat e Max Allegrit në pankinë.

Lexo edhe:

Allegri është një pikë referimi në këtë fazë delikate tranzicioni që po kalojmë. Puna e trajnerit është më e vështira në botë.

Pasi trajneri është një person i vetmuar, dhe mban gjithë peshën mbi supet e tij. Unë i kam mbrojtur gjithmonë trajnerët e mi.

Përpiqem të kuptoj se si mendojnë, në mënyrë që të ballafaqohem me ta dhe t’i ndihmoj sa më shumë”, theksoi Giuntoli.

Lajme të tjera

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...