Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Giuntoli: Për Koulibaly kemi një super-ofertë, ja si është situata me Mertens dhe Dybalën

Khalidou Koulibaly është shndërruar në një çështje te Napoli dhe këtë e ka pranuar edhe drejtori sportive Giuntoli. Mbrojtësit senegalez i skadon kontrata verën e ardhshme dhe deri tani ka refuzuar ofertat për rinovim, megjithatë napolitanët po bëjnë të gjitha përpjekjet për t’i ndryshuar mendjen.

“Jemi duke folur çdo ditë me Khalidou, pasi i skadon kontrata verën e ardhshme. Nuk ka çmim për kartonin e tij, pasi nuk duam ta shesim. Së fundi presidenti i ka ofruar një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon për 5 vitet e ardhshme dhe më pas një të ardhme si drejtues në klub. Ka kërkuar kohë për ta menduar dhe shpresojmë që të marrim përgjigjen që presim”, u shpreh Giuntoli.

Një tjetër futbollist me të cilin po negociohet rinovimi, është edhe belgu Dries Mertens, teksa Giuntoli ka folur edhe për zërat e interesimit të Napolit për sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala.

“Mertens ka marrë një ofertë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, të cilën e ka refuzuar. Po negocion direkt me presidentin dhe mund të arrijmë në një marrëveshje. Dybalën nuk e kemi kërkuar asnjëherë, nuk e kemi kontaktuar dhe nuk e kemi në plane. Është në negociata me klube të tjera”, u shpreh Giuntoli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...