Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Gjashtë ndeshjet më të “pista” të futbollit britanik që nga viti 2010

 

Derbi mes skuadrave skoceze Celtic dhe Rangers është cilësuar si ndeshja më e ashpra në futbollin britanik, për sa i përket shkeljeve të bëra nga lojtarët gjatë ndeshjeve.

Që nga sezoni 2010-2011 takimi mes Celtic dhe Rangers, ku këta të fundit dolën si fitues të qartë, është cilësuar si më e ndyra.

Dy klubet e Premier Leagues skoceze janë përplasur në 27 takime të ligës që nga viti 2010 dhe përballjet kanë qenë të nxehta që nga derbi i Old Firm, duke rezultuar me gjashtë kartonë të kuq, 58 të verdhë dhe me 366 faulle të mëdha.

Derbi i Londrës veriore midis Arsenalit dhe Tottenhamit është në vend të dytë pas Old Firm me 286 faulle në total.

Megjithatë, “The Gunners” dhe “Spurs” kanë pasur katër takime më pak në ligë se Celtic dhe Rangers, me 52 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

Më pas vjen ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool. Në një rivalitet të gjatë dhe të ndezur mes dy klubeve të Premier League, janë kryer 283 faulle në 23 ndeshje të ligës dhe 53 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

Liverpool-Everton, çuditërisht, është derbi i vetëm nga gjashtë vendet e para që nuk ka prodhuar asnjë karton të kuq.

Më poshtë janë gjashtë ndeshjet më të pista në futbollin britanik që nga sezoni 2010-2011, sipas “bettingexpert”.

6. Cardiff City-Swansea City (nëntë ndeshje të ligës), 19 kartonë të verdhë dhe një të kuq, 127 faulle.

5. Liverpool-Everton (23 ndeshje në ligë), 40 të verdhë dhe zero të kuq, 263 gabime.

4. Manchester United-Manchester City (23 ndeshje në ligë), 48 verdhë dhe tre të kuq, 276 faulle.

 

3. Manchester United-Liverpool (23 ndeshje në ligë), 53 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, 283 gabime.

2. Arsenal-Tottenham Hotspur (23 ndeshje në ligë), 52 kartonë verdhë dhe dy të kuq, 286 faulle.

  1. Celtic-Rangers (27 ndeshje të ligës), 58 të verdhë dhe gjashtë të kuq, 366 faulle.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...