Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Gjashtë ndryshime në formacion, Bulku: Sytë mbi treshen e mesfushës, Roshi i fortë dhe i shpejtë

Shqipëria është gati për miqësoren me Gjeorgjinë. Edi Reja ka bërë gjashtë ndryshime në formacion në krahasim me sfidën ndaj Spanjës.

Kristjan Asllani do të debutojë si titullar, Manaj formon dyshen e sulmit me Brojën, në portë Strakosha në vend të Berishës, teksa ka fanellë titullari edhe për Ramadanin, Çekiçin dhe Roshin.

Zëvendës trajneri i kombëtares, Ervin Bulku foli për Supersport rreth ndryshimeve në formacion, duke u ndalur te mesfusha. Në fund një koment për Odise Roshin.

Zëvendësimet janë bërë për t’i dhënë mundësi të gjithëve, të gjithë lojtarët janë të barabartë dhe do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre.

Asllani është lojtari i ri, Çekiçi dhe Ramadani kanë luajtur më parë. Kemi vendosur t’i japim freski mesfushës, duam të shohim këtë treshe si funksionon.

Detyrat e Roshit? Aftësitë e tij më të mira janë në aspektin sulmues, ai do shtyjë më shumë drejt sulmit, por nuk duhet të harrojë detyrat në mbrojtje.

Roshi është një lojtar që ka aftësi të jashtëzakonshme fizike dhe është i shpejtë, uroj të na ndihmojë sot me aftësitë që zotëron”, deklaroi Bulku.

Formacionet zyrtare, Shqipëri-Gjeorgji (18:00, Supersport 2) 

Shqipëria (3-5-2): Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Çekiçi, Asllani, Ramadani, Hysaj, Broja, Manaj
Trajner: Edy Reja

Gjeorgjia (4-4-2): Mamardashvili, Tsitaishvili, Dvali, Kashia, Chabradze, Davitashvili, Aburjania, Kvekveksiri, Kvirkvelia, Volkovi, Vako
Trajner: Willy Sagnol

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...