Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Gjashtë skuadra “marrin” pushimet e parakohshme, asnjë objektiv në 2 ndeshjet e radhës

Tirana, Laçi, Kastrioti, Egnatia, Dinamo dhe Skënderbeu i kanë mbyllur përpara kohe llogaritë me Abissnet Superioren. Plot 6 skuadra nuk kanë më asnjë objektiv për të arritur, teksa fati i tyre në këtë edicion është përcaktuar. Tirana e fitoi titullin tre javë para fundit, ndërsa në të njëjtën javë edhe Laçi matematikisht siguroi pozicionin historik, për t’u renditur në vendin e dytë. Skënderbeu në anën tjetër po tre javë para fundit mori valixhen për në Kategorinë e Parë, ndërsa pas ndeshjeve të javës së 34-të u përcaktua matematikisht dhe skuadra e që do e shoqërojë një kategori me poshtë me Dinamon që në Kukës doli duarbosh.

Në anën tjetër Egnatias do i duhet që të luajë dhe një ndeshje më shumë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, teksa e sheh veten në vendin e tetë, ose e thënë ndryshe në zonën e “play-out” e duhet të presë për të mësuar se kë do të presë në “Egnatia Arena”. Kastrioti në krahun tjetër matematikisht nuk është i rrezikuar, ndërsa i vetmi objektiv që mund të tentojë është që të rikuperojë një pozicion në klasifikim, por që nuk do të ndryshonte asgjë.

Në dy javët e mbetura, do të luhet vetëm për zonën e Evropës, me Partizanin, Kukësin dhe Vllazninë që do të provojnë që deri në fund të sezonit të kenë renditje sa më të mirë, për të parë më pas dhe verdiktin e Kupës së Shqipërisë, që mund të vendosë fatin e njërës prej skuadrave që do të marrë një biletë për në Conference League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...