Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Gjashtë vite burg për mbrojtësin italian, dhunoi seksualisht një vajzë

Mbrojtësi 22-vjeçar italian, Manolo Portanova është dënuar me 6 vite burg, për dhunë seksuale në grup, pas një denoncimi të një vajze për një ngjarje të ndodhur në një apartament në qendrën e Sienës, në mbrëmjen mes 30 dhe 31 majit.

Futbollisti, që është në pronësi të Genoas në Serinë B italiane, zgjodhi gjykimin e shkurtuar bashkë me xhaxhanë e tij dhe morën të dy të njëjtin dënim, ndërsa një person i tretë, i përfshirë në ngjarje, nuk është dënuar ende, pasi zgjodhi procedurën normale të gjykimit.

Përveç burgut, Portanova do të duhet të paguajë 100 mijë euro për vajzën e dhunuar, 20 mijë euro për nënën e saj dhe 10 mijë euro për një shoqatë për mbrojtjen e femrave.

Vajza që i denoncoi ishte një studente minorene, e cila akuzoi se ishte dhunuar në një festë private në një apartament dhe se kishte dokumentuar me video gjithë sa ndodhi, ndërsa hetimet u zhvilluan në mars të këtij viti.

Më herët, vajza refuzoi një dëmshpërblim të ofruar nga avokati i Portanovës, si një mënyrë për të bërë paqe dhe mbyllur çështjen, ndërsa vetë mbrojtësi 22-vjeçar ka deklaruar me bindje se është i pafajshëm, edhe pas vendimin të gjykatës.

Manolo Portanova është lindur në Napoli dhe rritur si futbollist te Lazio e Juventus, teksa pikërisht me bardhezinjtë ka bërë debutimin në elitën e futbollit italian dhe prej 2021-shit është pjesë e Genoas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...