Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Gjashtë vite të hidhura, Pogba nuk bëri asgjë të mirë tek United”

Manchester United shpenzoi 105 milionë euro për Paulo Pogba në verën e vitit 2016 për ta humbur si lojtar të lirë pas gjashtë vitesh. Mesfushori francez fitoi Europa League dhe EFL Cup në sezonin e parë pas rikthimit në “Old Trafford”.

Më pas shumë paraqitje nën ritëm. 29-vjeçari është kritikuar shumë gjatë këtyre viteve për sjelljen e tij dhe mungesën e rendimentit në fushën e blertë. Zërat e merkatos e lidhin me një rikthim te Juventusi, ndërkohë që Gary Neville është ndalur sërish tek ai.

Ish-mbrojtësi i njohur i “Djajve të Kuq”, aktualisht në rolin e opinionistit në Sky Sports, përmblodhi gjashtë vitet e Pogba me Manchester United në dokumentarin që Amazon ka përgatitur për kampionin e botës me Francën.

Mendoj se gjashtë vitet e Pogba në Manchester të lënë një shije të hidhur, gjashtë vite zhgënjyese. Nuk më interesojnë komentet e tij në Pogmentary.

Kur një futbollist vendos të largohet, ai mund të flasë çfarë të dojë, por unë nuk mendoj se Paul ka bërë mirë në gjashtë vitet e fundit”, deklaroi Neville.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...