Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Gjasula: Fati nuk ishte me ne, kemi nisur një rrugë të gjatë

Erdhi te Shqipëria vetëm në fillim të muajit shtator, por u shndërrua menjëherë në një titullar të padiskutueshëm ,teksa edhe sot Gjasula ishte nga më të mirët për kuqezinjtë. Në fund të takimit, edhe mesfushori nga Tirana nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen në Stamboll.

Sa keqardhje ka pas një humbjeje të tillë?
Shumë gjynah për mënyrën se si humbëm, por dukej se fatin nuk e kishim në anën tonë. Patëm shumë mundësi, por i shpërdoruam dhe nuk ia dolëm, ndërsa u ndëshkuam me një rast të papërfillshëm. Megjithatë futbolli është i këtillë, që jo gjithmonë fiton ai që ka më shumë raste, apo ai që luan më mirë. Tani duhet të ngremë kokën dhe të shohim përpara, pasi na pret ndeshja me Moldavinë, ku duhet të rikthehemi te suksesi.

Përtej humbjes, a mendoni se kemi të bëjmë me një start të Kombëtares, për edicionin e ardhshëm?
Unë personalisht mendoj dhe besoj se po.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...