Intervista e Klaus Gjasulës për emisionin “Kuqezi” në SuperSport, pas ndeshjes Poloni-Shqipëri, të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin minimal 1-0.
Sa e vështirë ishte për Gjasulën, që sakrifikoi jo pak sot?
Ekipi luajti mirë dhe unë u mundova të jap maksimumin, ndonëse në pjesën e dytë më iku pak fuqia. Jam shumë optimist për të ardhmen, pasi ekipi luajti mirë dhe me pak fat, mund të kishim marrë pikë.
Lexo edhe:
VIDEO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria
Cikalleshi: Keqardhje për golin, kjo Kombëtare i bëri shqiptarët të ndihen mirë
Çfarë mund të bënit më shumë për të shmangur humbjen?
Ata shënuan me gjysmë rasti dhe shpërdoruan një rast tjetër më vonë, ndërsa ne patëm disa goditje në portën e tyre dhe në fund patëm njëmundësi flagrante me Uzunin. Ishte ndeshje në transfertë, me trajner të ri dhe bëmë maksimumin, por as fatin nuk e patëm në favor.
A duhej të rrezikonim pak më shumë?
Mund të thuash po, por edhe jo. Në fund ne nuk donim të hapeshim aq shumë sa për të marrë golin e dytë. Donim të qëndronim të vendosur mirë dhe të prisnim rastin tonë, që na erdhi, por e shpërdoruam.
