Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Gjasula ka dy cilësi të veçanta”, Salihi: Mesfusha jonë varet nga… Zielinski

Hamdi Salihi, një nga ndihmësit e Sylvinhos në kombëtaren kuqezi, foli për “Kuq e Zi”SuperSport, duke shpjeguar disa zgjedhje taktike të trajnerit brazilian për ndeshjen ndaj Polonisë.

Gjasula ka një avantazh krahasuar me mesfushorët e tjerë: shtatlartësinë. Është i mirë edhe në nxjerrjen e topit nga pas. Trajneri kërkon të luajmë topin nga mbrapa, Gjasula mund të na ndihmojë në këtë pjesë.

Uzuni dhe Asani? Uroj të bëjnë mirë atë që bëjnë më mirë, fazën sulmuese. Por kanë edhe detyra mbrojtëse, sigurisht. 

Lexo edhe:

Mesfusha? Do mundohemi të luajmë me dy 8-sha (Ramadani, Asllani) dhe Gjasulën nga pas. Por, shumë do të varet edhe nga vendosja e Polonisë, sidomos pozicioni i Zielinskit.

Pak a shumë tre mesfushorët luajnë përpara mbrojtjes, por trajneri ka marrë mesazh që ata mund të luajnë edhe si 8-sha, mund të ngacmojnë pak më lart. Kemi edhe mesfushorë të tjerë, por kjo treshe ka bindur më shumë trajnerin.

Goditjet standarte? Kemi pasur 3 seanca për goditjet standarde. Polonia e ka pikë të fortë këtë gjë. Kemi marrë masa, por është edhe interpretimi në fushë”, theksoi ish-goleadori shkodran.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...