Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Gjasula kapiten, por Paderborni humb thellë ndaj Leverkusenit

E nisi me fitore fazën e dytë në Gjermani edhe ekipi i Bayer Leverkusenit, që mundi jashtë fushe Paderbornin me rezultatin e thellë 1-4. Në “Benteler Arena”, përpara 15.000 spektatorëve, mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Klaus Gjasula, e filloi ndeshjen si kapiten i ekipit vendas, gjithsesi gjërat për Paderbornin precipituan shpejt, pasi “aspirinat” realizuan dy herë në harkun e vetëm çerek ore lojë, me anë të golashënuesit të tyre më të mire, Kevin Volland.

Fillimisht 27-vjeçari shënoi një “11-metërsh” me kokë, ndërsa tre minuta më vonë Volland u tregua i vëmendshëm për të shtyrë topin sërish me kokë, këtë herë nga shumë pranë portës.

Baumgartlinger realizoi golin e tretë për miqtë që në fraksionin hapës, pas gabimeve në seri të portierit Zingerle. Ekipi i Paderbornit ngushtoi diferencën në fillimin e pjesës së dytë me anë të sulmuesit Dennis Srbeny, që përfitoi nga topi i kthyer nga portieri pas goditjes së Gjasulës, ndërsa çerek ore para fundit i mbylli përfundimisht llogaritë pikërisht “ylli” i ekipit, 20-vjecari Kai Havertz.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...