Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Gjasula shmang humbjen e Paderbornit, Werderi i Rashicës rrezikon rënien

Klaus Gjasula rikthehet me gol në formacionin e Paderbornit, pas mungesës në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Wolfsburgut për arsye kartonësh. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, i cili u fut në lojë si zëvendësues në përballjen e vështirë në transfertë me Schalken, realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 81-të, duke i siguruar një pikë, që vlen më shumë për moralin e skuadrës së tij, që mbyll klasifikimin e Bundesligës me 16 pikë. Gjasula e dërgoi me kokë topin në rrjetë pas ekzekutimit të këndores, teksa më herët për vendësit kishin zhbllokuar rezultatin me Kutucu.

Rrezikon seriozisht rënien nga kategoria Werder Bremeni, ku aktivizohet Milot Rashica, pasi humbi 0-2 në shtëpi përballë Union Berlinit me të dy golat e sfidës të shënuar nga Butler. Kjo ishte disfata e tretë radhazi për Werderin, që renditen në vendin e parafundit me 17 pikë. Shmangu krizën e mëtejshme të rezultateve Freiburgu, që fitoi 1-0 ndaj Hoffenheimit me gol të Waldtschmitd.

Wolfsburgu barazoi 1-1 me Dusseldorfin (Stefen 55’/Zimmerman 13’), ndërsa Hertha e Berlinit u mposht në fushën e saj 1-3 nga Mainzi.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...