Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjelbrim Taipi: Dëshironim fitoren ndaj Laçit, rikthimi në shtëpi do na ndihmojë shumë

Për kapitenin e Kukësit, Gjelbrim Taipin rikthimi në shtëpi me stadiumin “Kukës Arena” ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte ekipit të tij, ndërsa shprehu keqardhje që nuk mundën ta inauguronin me fitore.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, Taipi theksoi se kanë ndeshje të vështira përpara, por sipas tij ekipin ka për të bërë mirë.

Çfarë ndjesie është të mos fitosh një ndeshje që ju ka parë të riktheheni në shtëpi? “Kishte entuziazëm dhe ne dëshirën e kishim ta fitonim ndeshjen e ta mbyllnim që në pjesën e parë, pasi kishim më shumë energji, mirëpo fati nuk ishte në anën tonë. Edhe Laçi më pas pati rast në pjesën e dytë.”

Ndikoi bari që ishte i gjatë?Nuk e shoh si justifikim te bari i gjatë, mendoj se kushtet ishin shumë të mira dhe fusha ishte në gjendje perfekte. Shpresoj që ndeshjen tjetër fusha të jetë më mirë.”

Rikthimi shtëpi pas disa vitesh, sa do ndikojë stadiumi për ndeshjet e tjera: “Mendoj se ne që nga Vlora deri në Shkodër i kemi vizituar të gjitha stadiumet, për mua personalisht ishte një ndeshje me një entuziazëm shumë të madh. Duhet të falenderoj qytetin e Kukësit, e di që janë të zhgënjyer me rezultatin. Megjithatë mendoj se stadiumi do na ndihmojë shumë. Kemi ndeshje të vështira përpara, por jemi brenda objektivave, pasi që nga java e parë jemi në vend të dytë e të tretë dhe besoj se do vazhdojmë të jemi mirë.”

Ndryshimet e shpeshta në sulm a ju kanë penguar që të jeni më të harmonizuar për të finalizuar?Ndryshimet nuk janë bërë me dashje sepse nuk kemi pasur mundësi të tjera, kanë qenë të dëmtuar. Mendoj që sot kjo ndeshja e sulmit është e duhura.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...